Parashikimi i motit për sot 6 maj 2023

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin. Në orët e pasdites pritet të ketë kalime të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë përgjatë kufirit Lindor.

Ultësira perëndimore do t’i ketë më të pakta vranësirat, ku në zona të izoluara në vijën bregdetare intervalet me kthjellime do të mbeten dominuese edhe në pjesën e dytë të ditës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 6°C deri në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Pernëdimor – Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *