Presidenti i Napolit i vë vulën thashethemeve, Osimhen nuk është në shitje

Napoli nuk do ta shesë yllin e sulmuesit Victor Osimhen këtë verë, ka deklaruar presidenti Aurelio De Laurentiis.

Osimhen ka qenë i lidhur me një largim nga Italia mes heroizmave të tij me 22 gola që e ndihmuan Napolin në titullin e Serie A këtë sezon. Është raportuar se Napoli është i gatshëm ta shesë atë për rreth 150 milionë euro, por De Laurentiis këmbëngul se ai nuk është në shitje.

I pyetur nëse Osimhen do të vazhdojë këtë verë, De Laurentiis i tha Rai Sport emisionit ‘Cinque Minuti’: “Unë nuk do ta shes Victor Osimhen këtë verë – në asnjë mënyrë!”

Ai gjithashtu konfirmoi se klubi po pret që trajneri Luciano Spalletti të pajtohet për një zgjatje të kontratës, duke shtuar: “Ai është një legjendë që e kam ndjekur për të paktën dhjetë vjet. Më në fund e solla në Napoli pas krizës së Covid dhe shpresoj që të hapi cikël me të, se është lider i madh, ushtrova klauzolën për rinovimin e kontratës, tani i takon atij të thotë fjalën… Luciano deklaroi se ra në dashuri [me Napolin], ja ku ai është bërë hero dhe është e drejtë që ai ta gëzojë atë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *