FOTO/ Fundjava në plazh, rëndohet trafiku në aksin Orikum-Vlorë

Nisja e sezonit turistik në Vlorë ka shkaktuar trafik të rënduar në aksin Orikum-Vlorë, ku është shënuar radhë kilometrike makinash.

Numri i madh i qytetarëve që kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar fundjavën, ka shkaktuar trafik të rënduar në akset në jug. Trafiku është shtuar edhe për shkak të disa punimeve që po bëhen në rrugë.

Rikujtojmë se në katër pikat e kalimit kufitar (Morinë, Shishtavec, Qafë prush dhe Qafë Marinë) gjithsej kanë hyrë 16 560 shtetas të huaj me rreth 4158 mjete. Ndërkohë një fluks automjetesh është vërejtur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në doganën e Morinës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *