Zyra elektorale pranë qendrave të votimit/ KQZ merr vendimin

Teksa na ndan vetëm 1 javë nga zgjedhjet e 14 majit, pranë qendrave të votimit së fundmi janë vendosur zyra elektorale nga disa forca politike. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur mbylljen e këtyre zyrave.

“Vendosim urdhërimin e mbylljes se zyrës elektorale së PS në shkozet, në Kavajë 1 zyrë elektorale, një në Kukës, zyrat e Bashkë Fitojmë afër shkollës Naim Frashëri dhe Gustav Mero, Rrug. M.Tutulani, pranë A.Xhuvani në Elbasan, 1 në Kukës, PD pranë liceut…”– tha kreu i KQZ, Celibashi.

Ai bëri me dije se e njëjta gjë u bë edhe me materialet propagandistike: “Heqjen e materialeve propagandistike/ PS 1 poster në Durrës, Flamuj të PS në Shkozet, materiale propagandistike të BF në shtyllë elektrike”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *