Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme një takim elektoral në Has, ku prezantoi kandidatin për këtë bashki, Miftar Dauti. Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri thirrje për një bashkim të opozitarëve më datën 12 maj në Tiranë. Ai nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me organizimin, por theksoi se qytetarët duhet të mblidhen më 12 maj në orën 7:00 për të festuar fitoren.
“Rama kërkon të shpërbëjë familjen shqiptare, ta emërojë nënën me nr 2 dhe babën me nr 1. Më 14 maj të votojmë ndryshimin, shpëtimin e Hasit dhe Shqipërisë. Miqtë e mi ju e shihni fushatën e tij, kalon nga takimi në takim me një gjuhë alabaku, përdor gjuhë të turpshme pasi qytetarët i ka vjedhur dhe varfëruar. Qytetarët i ka përzënë dhe kërkon të fshehë vjedhjet. Por ne do e ndëshkojmë atë më 14 maj për këto krime, këto ditë janë ditët e finishit. Fitorja po ju pret ju, popullin opozitar, le të rendim me shpejtësi më të madhe. Më datë 12 maj, ora 7:00 ftoj banorët e gjithë Shqipërisë të mblidhemi dhe të festojmë fitoren e 14 maj. Votoni nr 1” – tha ai.