A do të celebrojë sonte Luizin dhe Kiarën? Veliaj: Nuk e di ç’a po gatuhet në tarracë…

Luizi dhe Kiara do të kurorëzojnë mbrëmjen e sotme dashurinë e tyre në martesë. Ata u njohën dhe u lidhën brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Ditën e djeshme u përfol se ky kurorëzim do të zhvillohet në Bashkinë e Tiranës.

I pyetur për këtë, kryebashkiaku Erion Veliaj zgjodhi të mos i komentojë zërat, duke mos e pohuar por as nuk e mohoi.

“Nuk e di ç’a po gatuhet në tarracë, por di të them se për mua është një nga gëzimet më të mëdha kur çifte të reja i shtohen qytetit. Ndonjëherë ndihem keq për kryetarë të tjerë bashkish që vetëm pakësohen, po kur më pyesin njerëzit për Tiranën them: ‘Unë kam komplet hall tjetër’. Është ‘hall’ i bukur që qyteti vetëm po shtohet. Besoj se për të gjithë ata që vendosin të jetojnë në Tiranë dhe t’ia fillojnë jetës këtu, kanë bërë një zgjedhje që është kompetitive, patjetër që qyteti ka garë”, u shpreh kryebashkiaku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *