Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin në Kukës në kuadër të fushatës për 14 majin, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe këngën e zgjedhur nga mazhoranca për fushatën.
Ai nuk i ka kursyer batutat, ndërsa u shpreh se e kishte paralajmëruar kryeministrin një vit më parë se daullet në Kukës nuk ishin daulle dasmë, por lufte.
Ai e ka “këshilluar” Ramën të largohet sa më parë nga veriu dhe Shqipëria sepse 14 maji është shumë pranë tashmë.
“Vjen këtu hedh valle merr Safetin e Rexhën e kërcejnë. Ia thashë edhe në Tropojë, po ja them edhe Safetit këtu, nuk ishte kërcimi i Tropojës por vallja e lekëve sepse vetëm atë dinë të kërcejnë këta.
Safeti e Rexha me datën 15 do themelojnë partinë e pabesisë sepse pasi tradhtuar u paraqitët si socialistë.
Do ta mbyll me një mesazh për Ramën.
Një vit më parë këtu binin daullet, të thashë nuk janë daulle dasme por luftë, mbathja nga Kukësi nga veriu nga Shqipëria se erdhi 14 maji”, tha Berisha.