Producentja Sara Hoxha ka treguar se çfarë pritet të ndodhë në finalen e BBV.
Ajo tha se për të gjithë finalistët do të ketë surpriza të cilat do të dhurojnë shumë emocione, ndërsa në lidhje me dasmën që të gjithë shqiptarët po presin sonte, Hoxha siguroi që do të mbajë shqiptarët të mbërthyer pas ekranit.
Sara u shpreh se rrugëtimi i këtij spektakli ka kaluar të gjithë pritshmëritë me dinamikat dhe situatat e krijuara nga banorët ndërsa pak më herët ajo deklaroi se Big Brother VIP3 do të jetë së shpejti.
“Sot presim finalizimin e një rrugëtimi që ka qenë po aq i gjatë sa sot na duket shumë i shkurtër dhe kurorëzimin e fituesit. Sot do të kenë surpriza domethënëse, të katërt do të takojnë njerëzit e zemrës që kanë 133 ditë që nuk i shohin dhe besoj do të jetë shumë emocionuese për të katërt.
Shumë detaje nuk mund të jap për dasmën por di të them që publiku shqiptar e do dashurinë, dasmat e bukura mezi presim të shohim vazhdimësinë e lidhjes së tyre dhe të kërcejmë pak me dasmë”,- tha Sara.