Lot dhe emocione/ Deamishel surprizohet nga e nëna e saj

Në 133 ditë që Deamishel ka qëndruar në shtëpi, mamaja e saj ka dërguar çdo ditë mesazhe në Whatsapp-in e saj.

Disa prej mesazheve, u shfaqën mbrëmjen e sotme në ekran, ku këto copëza kishte mundësi t’i lexonte edhe Dea.

Ajo u përlot teksa lexoi mesazhet e së ëmës dhe u shpreh se e ka marrë shumë malli për nënën e saj. Finalistja u surprizua nga mamaja e saj dhe të dyja u përqafuan me mall pas 133 ditësh.

Gjatë këtij rrugëtimi, në shtëpi ajo ka patur mundësi të takojë vetëm të atin, vëllanë, gjyshen dhe dy kushërirat e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *