Shpërthim në Lezhë, eksploziv në një mobileri

Gjatë mesnatës së mbrëmjes së kaluar, 20 qershor, një shpërthim është dëgjuar në zonën e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:40 dhe dyshohet se një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në mobilerinë në pronësi të shtetasit Dëfrim Ajazi, banues në Tiranë, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *