Nënë e bir, 74 dhe 48 vjeç, nga Shqipëria kanë ndërruar jetë në një aksident tragjik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, në mbikalimin Roverino në Ventimiglia. Mediat italiane shkruajnë se makina ku ndodheshin nënë e bir u përplas nga një automjet tjetër që drejtohej nga një tjetër shqiptar, 28 vjeç 28-vjeçar shqiptar që ndodhej në makinë me motrën e tij.
Autoambulanca mbërriti në vendngjarje, por nënë e bir nuk i mbijetuan dot plagëve të marra. Dy të tjerët, motër e vëlla që ishin shqiptarë gjithashtu, janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.