“I përfshirë në tendera korrupitiv”/ Boçi paralajmëron padi për rivalin Llaten

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka paralajmëruar se do të padisë në gjykatë për shpifje menjëherë pas zgjedhjeve, rivalin e tij socialist, Gentian Llatja.

Me anë të një postimi në Facebook, Boçi shprehet se Llatja do të përgjigjet për të gjithë flamujt e kuq të tenderave që ka organizuar në këto vite, ndërsa shton se ky i fundit është në një gjendje të dëshpëruar, madje nuk lejohet të flasë as në aktivitetet e fushatës së tij.

Reagimi i plotë

Të mos kesh program, të mos kesh ide, të mos kesh as aftësi për t’a fshehur këtë fakt – është një gjë që ka ndodhur shpesh në politikën shqiptare. Por të sulmosh kundërshtarin pse ti nuk ke ide, as program – është papërgjegjshmëri e plotë.

Nuk ja kam fajin unë G. Llatjes pse Elbasani është në këtë gjendje të dëshpëruar, ku ndodhet.

Nuk ja kam fajin unë pse dikush e ka rikandiduar duke e vënë në siklet të madh: tani G. Llatja duhet të përgjigjet për gjithçka që nuk ka bërë.

Unë nuk jam marrë me G. Llatjen. Hiq rastin kur nja dy herë e kam ftuar në debat të drejtpërdrejtë. Por ai nuk ka leje që të flasë as në aktivitetet e fushatës së tij. As atë letër kundër meje G. Llatja nuk e ka shkruar vetë.

Hartimi i dobët që ai nxori në fb është një gënjeshtër e gjatë e mbushur me shpifje të ulta. Disa prej këtyre shpifjeve – G. Llatja do të duhet t’i mbrojë në gjykatë, menjëherë pas zgjedhjeve.

Po ashtu, ai do të përgjigjet për të gjithë flamujt e kuq të tenderave që ka organizuar në këto vite.

Për gjithçka tjetër, përgjigja e datës 14 maj do t’i mjaftojë G. Llatjes dhe atyre që e keqpërdorin atë. Atë ditë ata do të mësojnë se respekti nuk blihet.

Luçiano Boçi, qytetar krenar i Elbasanit – nuk e ka tradhtuar kurrë dhe nuk ka ndërmend ta tradhtojë të vërtetën!

E vërteta është fytyra ime, është dinjiteti im, është integriteti dhe guximi im!

Sa për G. Llatjen: Breshkat mund t’i lëshosh edhe në autostradë… Prapë breshka mbeten.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *