Meta: Rama konkurroi sheikun më të pasur, udhëtoi me 20 mln euro me avion luksoz

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga Velipoja ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përdorur paratë e qytetarët për shërbimet e tij personale.Gjithashtu, Meta është shprehur se problemi i kryeministrit është vota e lirë, ndërsa shtoi se më 14 maj Rama do të marrë ‘vulën e turpit’.

“1/3 e tyre i kapi dekriminalizimi. Rekordin e theu bashkia e Vorës , ndërroi 5 kryetarë të komanduar. Bashkia e Kavajës falimetoi, bashkia e Vorës falimentoi. Nuk ka kohë Shkodra të provojë Edi Ramën se e ka provuar e gjithë Shqipëria. Përfundoi me 20 mln euro në kurriz për udhëtime me super avionin e tij luksoz që konkurron me sheikët më të pasur të lindjes së Mesme. Kujtoi se do ta kalonte me një gënjeshtër. Para disa ditësh i lutej kandidatit të pavarur në Sarandë të tërhiqej nga gara sepse kandidati i tij do të dalë i tretë dhe i thotë e ke ti përgjegjësinë nëse humbim Sarandën”, tha Meta.

Meta theksoi gjithashtu se përfshirja e grave vajzave si edhe nënave të reja është të shumë i rëndësishme dhe se në këtë mënyrë pushteti vendor do të jetë më i prekshëm.

“Sot e shohim se familja është në një krizë shumë të madhe. Situata ekonomike është shumë e rënduar për shkak edhe të korrupsionit të frikshëm të Rilindjes. Asgjësimi i shtresës së mesme ka sjellë një problem shumë të madh”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *