Triumfoi ndaj Newcastle United, Arsenali në vendin e dytë me 81 pikë

Arsenali ka fituar 2-0 në udhëtim te Newcastle United në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.

Pas 14 minutash lojë, The Gunners kaluan në epërsi me një super gol nga Martin Odegaard, ndërsa Jorginho ishte në rolin e asistuesit.

Gabriel Martinelli (21’) mund ta kishte dyfishuar epërsinë, mirëpo goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e majtë.

Në minutën e 45+7-të, Nick Pope ia mohoi golin e dytë Odegaardit, duke bërë një pritje fantastike.

Në pjesën e dytë, Magpies startuan më mirë, duke rrezikuar nëpërmjet Alexander Isak (49’), por që nuk goditi saktë.

Rast tjetër të mirë lëshoi sërish Martinelli, tani në minutën e 52-të, me gjuajtjen e tij që shkoi mbi portë.

Në minutën e 72-të, Newcastle United ishte i pafat, pasi Fabian Schar shënoi auto-gol, duke çuar epërsinë e mysafirëve në 2-0.

Me këtë fitore, Arsenali është në vendin e dytë me 81 pikë, një më pak se lideri Man City, që ka një ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 36-të do të takohen me Brightonin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *