Ministri i Arsimit, Branko Ruzhiç i ka dorëzuar sot dorëheqjen e parevokueshme kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç. Lajmin e ka konfirmuar mediat vendase. Në letrën që ia dërgoi kryeministres, Ruzhiç edhe një herë u shprehu ngushëllimet më të thella të dashurve të viktimave.
“Pamjet dramatike të ngjarjeve nga shkolla, lotët e derdhur kur u shpreh ngushëllimet prindërve të pangushëllueshëm të fëmijëve të lënduar do t’i mbaj si vulë në shpirtin tim për gjithë jetën time,”-shkruan ndër të tjera Ruzhiç në një letër drejtuar kryeministrit.
Në Serbi, për 2 ditë u vranë 17 persona nga dy sulme me armë zjarri brenda shkollave. Njërën e kreu një 14-vjeçar, tjetrën një adoleshent, 17 vjeç. Ngjarjen kanë shkaktuar terror në Serbi, ndërsa vendi shpalli zi kombëtare për disa ditë në nder të viktimave.