Rriten tensionet mes Sofjes e Shkupit/ MPB: S`ka hyrje për njerëzit që ofendojnë vendin

GERB (Citizens for European Development of Bulgaria), Partia e ish-Kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, ka paralajmëruar se do t`i njoftojë partnerët everopian si dhe Komisionerin e Zgjerimit të BE-së, se Policia kufitare e Maqedonisë së Veriut nuk ka lejuar hyrjen në vend të eurodeputetit bullgar, Andrej Kovaçev. Por bashkë me të edhe katër shtetasve tjerë të Bullgarisë.

“Në Shëngjergj, kur po përkujtojmë ushtarët e vrarë për atdheun tonë, autoritetet e RMV-së bënë aktin e paparë dhe nuk lejuan hyrjen e Shefit të GERB në Parlamentin Evropian. Masat e këtilla të palejueshme si dhe të gjitha veprimet kundër shtetasve bullgar ose kundër qytetarëve të RMV-së që haptazi shprehin identitetin e tyre bullgar, nuk kontribuojnë për integrimin evropian të RMV-së si dhe zhvillimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore midis dy vendeve”, thuhet në komunikatën e publikuar në Facebook të partisë GERB.

Po ashtu edhe dje, një reagim ka ardhur edhe nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë duke u shprehur të zhgënjyer nga vendimi i autoriteteve të Shkupit.

“Pala bullgarë këtë çështje do ta ngrejë zyrtarisht para autoriteteve të RMV-së por edhe me partnerët tanë ndërkombëtar, pasi ngjarjet e këtilla kanë ndikim negative ndaj marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe përpjekjet e Bullgarisë për të kthyer besimin dhe krijimin e klimës pozitive”.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka konfirmuar se pesë shtetasve bullgar nuk u është lejuar hyrja në vend, për shkak se nuk i kanë plotësuar kushtet konform ligjit për të huajt. Në sqarimin e Policisë thuhet se personat që ofendojnë qytetarët dhe vendin nuk do t`u lejohet hyrja në Maqedoninë e Veriut.

Në të shkuarën Kovaçev tha se: Të gjitha burimet historike thonë se pjesa më e madhe etnike e Maqedonisë janë bullgarët. Nga origjina janë qindra mijëra, mbi 120-130 mijë me shtetësi bullgare. Kjo deklaratë nuk u prit mirë në RMV, ndaj dhe për të u morën masa që të mos merrte pjesë në një shërbim përkujtimor në kujtim të ushtarëve bullgarë të rënë në betejat për bashkim kombëtar në Novo sello të Strumicës. Ky aktivitet përkujtimor organizohet prej vitesh nga Ambasada e Bullgarisë në Shkup, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir dhe Fondacioni “Kujtesa Bullgare” në varrezat ushtarake bullgare në Novo sello.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *