Një zjarr ka rënë në mesnatë në një pallat në zonën e Astirit. Sipas pamjeve, zjarri ka rënë në tarracën e pallatit.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Fatmirësisht nuk flitet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas burimeve për Priza.al, shkak i këtij zjarri është bërë një rrjedhje gazi nga tubacioni i aspirimit dhe si pasojë flakët kanë shkuar deri në tarracë, përfshirë dhe kartoserën e izolimit në katin e fundit të tarracës.