Video/ Sherr për një vajzë! Me shkopinjtë në duar, 2 vëllezër kosovarë konfliktohen dhunshëm me 2 vëllezër nga Shëngjini

Ditën e djeshme në Shëngjin disa të rinjë u konfliktuan për motive të dobëta, pasi shkak u bë një vajzë dhe ‘kush e pa i pari’. Personat e përfshirë në këtë ngjarje janë disa të djem me origjinë nga Kosova si dhe nga Shëngjini. Video e publikuar ditën e sotme shfaq imazhe të rënda, ku shihen të rinjtë të cilët përplasen me një dhunë të egër. Fillimisht gjithçka ka nisur me debate verbale. “E pashë unë i pari…,”- ka qenë shprehja që ka nxitur të gjithë konfliktin mes vëllezërve. Imazhet tregojnë grupin e djemve që ndjekin njëri-tjetrin me shkopinjtë në duar. Dy prej tyre ndalojnë një prej të rinjve dhe e dhunojnë duke e goditur  pranë një makinë të parkuar. Ndërsa të tjerë, ndjekin një tjetër person me motor. Kjo skenë ka sjellë shumë panik në zonë.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim. Policia ka arritur të arrestoi, Çlirim Zeneli, 23 vjeç, Qendrim Zeneli, 21 vjeç (vëllezër), banues në Kosovë, Amarildo Jushi, 24 vjeç dhe Adriano Jushi, 24 vjeç (vëllezër), banues në Shëngjin. Mbi to rëndon akuza për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër),banues në Kosovë, A.J., 24 vjeç dhe A.J., 24 vjeç ( vëllezër ), banues në Shëngjin.

Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta ,ku si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *