Plagosi biznesmenin në Sarandë, pranga njërit prej autorëve! Dy vëllezërit janë ende në kërkim

Është ndaluar një nga autorët e biznesmenit Spiro Iljadhi. Në prangat e policisë ka rënë Redjan Hadëri, 33 vjeç nga Tepelena.

Hadëri është ndalur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, ndërsa policia është në kërkim të dy vëllezërve Andrea dhe Visi Çaushi.

Në këtë operacion, veç policisë së Sarandës po marrin pjesë edhe ajo e Gjirokastrës dhe e Tepelenës.

Mësohet se Hadëri ka pranuar krimin para oficerëve të policisë, ndërsa ka nënvizuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.

Hadëri rezulton të jetë një person me precedentë penalë pasi është arrestuar edhe më herët për “plagosje të lehtë me dashje”. Gjatë atentatit ndaj Iljadhit, mbeti i plagosur edhe kalimtari, Marin Jani.

Si ndodhi ngjarja?

Redjan Hadëri, Andrea dhe Visi Çaushi kishin shkuar të shtunën në mbrëmje në Sarandë, për të festuar në ambientet e klubit “Orange”, edhe pse klubet e natës nuk lejohet të rrinë hapur, aktiviteti ka vijuar deri në 03:50. Pikërisht në këtë orë djemtë kanë qëlluar me armë zjarri me Spiro Iljadhin. I plagosur mbeti edhe kalimtari Marin Jani. Të dy ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *