Shorti i hedhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vendosi se koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit. Ndërsa, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet në tavolinat me numër çift.
KAS rrëzoi kërkesën e koalicionit për të mos e ndarë anëtarin e katërt me PDIU-në, dhe pas kësaj Partia e Lirisë i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor. Ata kërkojnë që anëtari i katërt i grupit të numërimit të votave të jetë vetëm i partisë së tyre.
Sakaq, sipas ligjit, dy anëtarë do t’i përkasin PS-së dhe 1 PD-së zyrtare.