Nita Latifi reagon pas deklaratave të Bledi Manes

Bledi Mane është shprehur se po e pret jashtë Nita Latifin, për shkak të simpatisë që ka pasur brenda në shtëpi, mirëpo banorja i ka bërë të qarta gjërat. Ajo është shprehur se kjo marrëdhënie e mirë ka lindur brenda shtëpisë si një miqësi dhe do të mbetet me aq.

Nita ka komentuar edhe deklaratën e bërë nga Bledi për vajzat e Kosovës që ka thënë “janë shumë të mira, deri sa hapin gojë”. Nita tha se nuk ka qenë në dijeni që Bledi ka thënë një gjë të tillë.

“Se kam ditur që i ka ofenduar femrat e Kosovës. Unë nuk e njihja atë më parë. Bledi, ah more Bled. Unë nuk e dija çfarë ka thënë më parë, kush ishte. Pëlqimin për mua e kishte në kuadër të lojës. U afrua për muhabet, qasje për romancë. U zhgënjeva prej tij, për faktin që kishte dalë jashtë dhe kishte thënë po të pres. Ne nuk jemi asgjë. Në dasmë zgjodha dikë që kisha të afërt aty brenda po kaq. Po ta dija që i kishte sharë çikat e Kosovës…”, tha Nita.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *