Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Një automjet ka përplasur shtetasen me inicialet N.Gj. 55 vjeçe. Drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici teksa qytetarja është transportuar drejt spitalit Rajonal.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 09:50, në sheshin “Demokracia”, shtetasi A. R., 65 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen N. Gj., 55 vjeçe (këmbësore), e cila po merr aktualisht ndihmën mjekësore, në Spitalin Rajonal Shkodër.
65-vjeçari është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.