(Emri) Shoqërohet në polici e reja që braktisi foshnjën, ja çfarë deklaroi

22-vjeçarja që braktisi foshnjën e saj ditën e djeshme në Golem është shoqëruar në polici. Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor Denada Sula është shprehur se e ka braktisur foshnjën sepse nuk ka pasur mundësi ekonomike që ta mbante. Sakaq mësohet se e reja i përket komunitetit rom.

“E kam braktisur foshnjën pasi nuk kam mundësi që ta mbaj. Nuk kam kushte ekonomike”– ka thënë ajo.

22-vjeçarja e la foshnjen 2-muajshe të mbështjellë me një batanije në një shkurre në Golem. Sula kishte braktisur edhe një fëmijë tjetër disa vite më parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *