Një tjetër denoncim vjen pak ditë para zgjedhjeve lokale të 4 majit për kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici dhe kreun e Kadastrës Dallëndyshe Bici.
Qendra “Qëndresa Qytetare” ka ankimuar në KAS, vendimin e KQZ-së për shkeljen administrative gjatë fushatës elektorale që Bici dhe Gjici kanë kryer duke zhvilluar një aktivitet elektoral në një shkollë.
Më konkretisht, në shkollën 9-vjeçare “Isuf Seferi” në fshatin Fshat, është zhvilluar një takim mes kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit, Safet Gjici i shoqëruar nga Dallëndyshe Bici, drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Sipas ankimimit, Komisioneri nuk pati hetim dhe vendim, ndaj i kërkohet KAS të marrë masa dhe vendosë gjoba ndaj PS dhe vetë Bicit.