Godet banakieren me shuplaka, thyen gotat e karriget, arrestohet shqiptari në Itali

Çmenduria e një shqiptari në Itali ka habitur mediat vendase. Shpëtim Bogdani, 54 vjeç, ditën e Premte ka goditur banakieren e kafenesë ‘Facciolati’ në Padova, ka dëmtuar vazot dekorative prej qelqi,  ka thyer shishet si dhe ka kërcënuar klientët.

Dëshmitarë tregojnë ai ai ishte nën efektin e alkolit  dhe filloi të ‘lajthiste’, veçanërisht duke fajësuar banakieren, me kombësi kineze, të cilën filloi ta godiste vazhdimisht në fytyrë me shuplaka të forta. Disa klientë janë përfshirë në ngjarje pasi kanë mbrojtur gruan dhe gjithashtu thirrën policinë. Në atë moment burri filloi të thyente gotat, të përplaste karriget dhe të hidhte vazot e luleve në tokë duke rrezikuar dhe klientët që ndodheshin në bar, si dhe theu disa shishe përpara se të përpiqej të shpëtonte.

Por ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka bërë të mundur arrestimin e tij duke e dërguar në paraburgimin e komandës kryesore të Padovës, duke pritur që t’i nënshtrohet gjykimit. Mbi të rëndojnë akuzat e dëmtimit personal dhe dëmtimit vullnetar.

Për sa i përket banakieres, asaj iu desh ti drejtohej kujdesit mjekësor. Ajo është shtruar në urgjencën pasi ka pësuar një dëmtim në bërryl dhe parakrah, e shërueshme me një prognozë 8-ditore.

/Burimi Il Mattino di Padova/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *