Transgjinori i parë që merr pjesë në Lojërat Olimpike, Laurel Hubbard kalon nga ekipi i burrave tek ai i grave

Laurel Hubbard, do të jetë atletja e parë transgjinore që do të garojë në Lojërat Olimpike. Zelanda e Re e zgjodhi atë të garojë në ekipin e grave në kategorinë e peshëngritëseve në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Garat do të zhvillohen nga data 23 qershor deri më 8 korrik. Hubbard, 43 vjeç, konkurroi në garat për burra para se të transferohej më 2013. Në vitin 2015 Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ndryshoi udhëzimet e tij, dhe në bazë të tyre asaj i mundësohet të garojë si një atlet transgjinor.

Hubbard fitoi medaljen e argjend në Kampionatin Botëror 2017.

Kritikët thonë se Hubbard ka një përparësi të padrejtë ndaj atletëve të lindura gra, por të tjerët kanë thënë se Lojërat Olimpike duhet të kenë më shumë gjithëpërfshirje.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar lejon atletët transgjinorë të garojnë si një grua nëse nivelet e tyre të testosteronit janë nën një prag të caktuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *