Lufta/ Sulme masive me dron në Ukrainë

Rusia ka nisur ditën e sotme një sulm masiv me dronë mbi Ukrainë, në prag të 9 majit, përvjetorit rus të humbjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Sakaq, Ukraina festoi Ditën e Fitores, së bashku me pjesën tjetër të Evropës, duke ndarë simbolikisht pozicionin e saj nga Moska. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i krahasoi forcat ukrainase që luftojnë rusët me ata që luftuan nazistët.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se Rusia lëshoi ​​60 dronë të prodhuar nga Irani, 36 prej tyre synonin kryeqytetin dhe të gjithë u rrëzuan. Mbeturinat ranë mbi apartamente dhe ndërtesa të tjera, duke plagosur të paktën 10 persona.

Gjithashtu një magazinë ushqimore është përfshirë nga flakët në Odessa pasi u godit nga një raketë. Zyrtarët lokalë thanë se tre persona u plagosën. Kryqi i Kuq sqaroi se e gjithë ndihma humanitare e deponuar në këtë depo prej 1000 metrash katrorë është shkatërruar.

Sirenat ranë për orë të tëra në pothuajse dy të tretat e Ukrainës. Mediat lokale raportuan se shpërthime u dëgjuan edhe në Kherson dhe Zaporizhia, në juglindje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *