“Ia kalon edhe Ajnshtanjit”/ 11-vjeçarja me një diplomë, po përgatitet për në NASA

Adhara Pérez Sánchez mund të jetë vetëm 11 vjeçe, por nivelin e inteligjencës IQ e ka më të lartë se Albert Ajnshtajn apo Stephen Hawking. E mitura nga Meksika, një fëmijë i mrekullueshëm inteligjent, për shkak të nivelit përtej të zakonshmes ka mbaruar shkollën e mesme dhe ka edhe një diplomë në inxhinieri sistemesh, ndërsa aktualisht është duke ndjekur një diplomë master në matematikë në Universitetin Teknologjik të Meksikës. E vogla ëndërr ka që një ditë jetë punojë për NASA-n dhe të “pushtojë” Universin.

Por kjo inteligjencë e jashtëzakonshme nuk iu dallua që në fillim, madje, vajza e vogël pati vonesë në zhvillimin e të folurit, deri kur mbushi 3 vjeç. Kjo bëri që Adhara e vogël të përbuzej dhe të bullizohej nga bashkëmoshatarët dhe mësuesit dhe për këtë arsye prindërit i ndërruan shkollën 3 herë.

Nëna e saj, Nayeli Sánchez, mre kalimin e kohës kuptoi se vajza e saj, që deri tani ishte përbuzur dhe bullizuar, kishte mësuar vullnetarisht matematikën dhe përmendësh dinte tabelën periodike të elementëve kimik të Mendelejev, megjithatë nuk i kushtoi shumë vëmendje, me pretekstin se Adhara ishte thjesht e mërzitur.

Për shkak të depresionit, e vogla iu nënshtrua psikoterapisë dhe mjekët terapistë këshilluan të dërgohej në Qendrën për Vëmendje ndaj Talentit, një shkollë për fëmijë të talentuar. Në këtë shkollë ajo u konfirmua koeficienti 162, teksa Ajnshtajni dhe Hawking e kanë 160.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *