Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka folur dhe për artistët e njohur të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për të këto zgjedhje lokale të 14 majit. I ftuar sonte në emisionin “Opinion”, Erion Veliaj tha se ata nuk janë paguar, pasi shumicën prej tyre i njeh personalisht dhe se gjatë kohës që ka drejtuar bashkinë e kryeqytetit i ka mbështetur artistët.
“Jo nuk janë shpërblyer. Ne më shumë kemi mbështetur ata të opozitës. Eugen Bushpepa dhe Renis Gjoka janë mbështetur nga bashkia e Tiranës. Fakti që disa njerëz mbështesin, por ka dhe nga ata që kanë një ndjenjë personal. Ne i kemi mbështetur artistët. unë me Alban Skënderaj njihem prej 210 vitesh, ai fitoi “Top Festë”, unë u angazhova me “Mjaft”,-tha Veliaj.