Detaje të reja zbulohen nga hetimi i prokurorisë së Tiranës, e cila ka arrestuar një prej personave të dyshuar si bashkëpunëtorë të trafikut të drogës Gjermani e Zvicër. Në pranga ka përfunduar punonjësi zjarrfikës Ndriçim Harka, i cili dyshohet se është kryesuesi i grupit të trafikantëve
Shtatë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se bashkëpunonin në transportimin e kokainës me makina nga Gjermania në drejtim të Zvicrës.
Hetimi fillimisht kishte nisur në Zvicër e Gjermani, por autoritetet e huaja kishin dyshime se rrjeti i shpërndarjes së lëndëve narkotike drejtohej nga Shqipëria. Me anë të një shkrese zyrtare, Zvicra kërkoi që Prokuroria e Tiranës të niste hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet. Pas hetimeve e përgjimeve, Prokuroria ka lëshuar 11 urdhër arreste, ku 8 prej tyre janë ekzekutuar mbrëmjen e djeshme.
Harka rezulton të ketë edhe një tjetër bashkëpunëtor me të cilin drejtonte rrjetin e kokainës nga Shqipëria. Bashkëpunëtori tjetër është shpallur në kërkim bashkë me dy të tjerë dhe ende nuk është identifikuar. Rrjeti i trafikut të kokainës ishte aktiv që në vitin 2015. Ai rekrutonte të rinj herë pas here, në këmbim të 3 mijë e 500 eurove pagesë në muaj. Deri tani janë sekuestruar 3 kilogramë kokainë.
/Priza.al/