Edicioni i dytë i ‘Big Brother VIP’ ka mbaruar tashmë me shpalljen e fituesit, këngëtarin Luiz Ejlli.
Nata finale ishte e tejmbushur me emocione. Të gjithë ish-banorët ishin pjesë e tapetit të kuq, ku dhanë intervista, duke përfshirë edhe opinionistët.
“Ka qenë një aventurë e mrekullueshme, e vështirë dhe e bukur njëkohësisht. Jam e lumtur që jam këtu”, i ka përshkruar emocionet e saj Zhaklin Lekatari.
“Big Brother më ka kthyer një dinjitet profesional që unë mendoj që e meritoja. Ishte një hapësirë ku unë munda të tregoj më shumë ngjyra nga identiteti im, nga personaliteti im. Unë i dhashë disa mesazhe të rëndësishme dhe të shëndetshme, një plan se ku duhet ta çojmë ne vendin tonë. Çdo sukses dhe dështim ka kosto. Këtu kam pasur kosto personale. Është e vështirë të kërcënohesh, mallkohesh, të gjykohesh me standarde të dyfishta, por misioni im është më i madh”, tha Zhaklina.
E pyetur nëse i kishte parashikuar katër finalistët, është shprehur: “Nëse Olta nuk do kishte ikur, do kishte një katërshe tjetër”.
Lidhur me raportimet se një fans i çmendur i Luizit ia ka thyer automjetin, Zhaklin ka theksuar: “Nuk është e vërtetë. Nuk më është thyer makina. Makina ime nuk është e thyer. Unë nuk jam viktimë, jam shumë mirë. Nuk më kanë sulmuar makinën. Mos gënjejnë ditën e fundit…”.