Tiranë/ Furgoni transportonte 20 sirianë, përplas 5 makina në tentativë për ti ikur policisë

Një furgon i cili sapo kishte transportuar 20 sirianë në kryeqytet, ka përplasur 5 makinë gjatë tentativës për ti shpëtuar policisë e cila e kishte pikasur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit në zonën e quajtur ‘Thesari’. Nga furgoni sapo kishin zbritur 20 emigrantët e paligjshëm me origjinë nga Siria, kur policia filloi ndjekjen. Në tentativë për tu fshehur drejtuesi i mjetit ka hyrë brenda bllokut të banimit duke përplasur 5 automjete private të banorëve që kishin parkuar aty. Në momentin që ka parë që rruga ka qenë e bllokuar në dalje, shoferi ka braktisur automjetin.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dhe ekspertë të policisë, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime. Ende nuk është e qartë se si do të veprojë policia për sa i përket dëmeve materiale të mjeteve të përplasura. Banorët shprehin shqetësimin për zvarritjen e procedurave për kompensimin e dëmeve që kanë pësuar automjetet nga përplasjet në seri.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *