‘Ylli’ i rrjetit social Tik Tok, Hasbulla Magomedov është arrestuar në vendlindjen e tij pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Mësohet se Hasbulla ka qenë duke festuar me një grup miqsh martesën e njërit prej tyre, ku ai dhe këta të fundit kanë bllokuar rrugën kryesore për të kryer ‘drift’.
20-vjeçari pas ngjarjes ka kërkuar falje dhe ka premtuar se nuk do ta bënte më kurrë, teksa konfirmoi se nuk ishte ai që drejtonte makinën.
“Kjo nuk do të ndodhë më, kërkojmë falje. Duhet të përgjigjemi për këtë. Unë nuk po i jepja makinës”, shkroi Hasbulla në Twitter.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe ministria e Brendshme e Dagestanit, ku tha se është traditë e këtij vendi ku qytetarët festojnë me bllokimin e rrugëve dhe djegien e gomave.
“Argëtimi i shfrenuar për raste dasmash në Dagestan është traditë për shumë njerëz. Në mungesë të mënyrave të tjera të argëtimit, një opsion i tillë primitiv është ende jashtëzakonisht i popullarizuar – bllokimi i rrugëve për përdoruesit e tjerë të rrugës, djegia e gomës, përplasja e makinave me njëra-tjetrën dhe shumë karakteristika të tjera që, në fakt, nuk kanë të bëjnë fare me festën. Të gjithë pjesëmarrësit u dërguan në polici dhe në lidhje me ta, punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Trafikut të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Dagestanit hartuan protokolle administrative për të gjitha shkeljet”, –shkruhet në deklaratë.