100 kilogramë lëndë narkotike tip kokainë janë sekuestruar në Greqi nga policia pas një aksioni. Mediat e huaja bëjnë me dije se kokaina ishte trafikuar përmes një konteineri të nisur nga vendet e Amerikës Latine dhe që mbërriti në Portin e Selanikut.
Mësohet se operacioni është zhvilluar në Diavatë, aty ku policia bllokoi dy makina dhe ka arrestuar shtatë personat të cilët trafikonin sasinë e madhe të kokainës. Në banesën e të arrestuarve u gjet dhe 70 mijë Euro cash.
Pas sekuestrimit të kësaj sasie të madhe droge, policia greke ka nisur hetimet lidhur me rrjetin e trafikantëve të drogës.