FOTO/ Rrëzohet një avion stërvitor në Greqi, raportohet për dy viktima

Një avion me një motorr u rrëzua në mesditën e së hënës në zonën e Hasia pranë komunitetit të Magoula në Komunën e Pyrgos në Greqi.

Dyshohet se dy personat që ishin në bordin e avionit, pra piloti dhe pasagjeri kanë ndërruar jetë.

Ambulancat dhe kamionët e zjarrfikësve nxituan për në vendin e ngjarjes. Në pamjet e para të publikuara shihet se avioni është rrëzuar pranë një shtëpie. Deri tani nuk dihen shkaqet e rënies.

/Burimi: CNN Greece/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *