Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në “Facebook” shkruan se Dibra pret me padurim ndryshimin.
Gjithashtu thekson se vetëm ndryshimi do të mbrojë Dibrën nga projekti asgjësues i përmbytjes nga kryeministri Edi Rama.
Statusi:
“Dibra pret me padurim Ndryshimin sepse do të ketë kryebashkiak Ismail Ukën, një qytetar model dhe njeri i punës dhe i fjalës së mbajtur.
Vetëm Ndryshimi mbron Dibrën nga projekti asgjësues i përmbytjes nga Edi Rama.
Bashkë Fitojmë”,- shkruan Meta.