Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar emrat e kandidatëve për kryetar bashkie dhe për anëtarë të këshillit bashkiak, të cilët janë dërguar në prokurori për verifikim të thelluar. Sipas listës së publikuar 5 i përkasin kandidatëve socialistë, 3 të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, 1 Partisë Demokratike dhe 1 Partisë për Europianizimin dhe Integrimin.
1-Kreshnik Hajdari, kandidat për kryetar bashkie, Partia Socialiste e Shqipërisë, për bashkinë Kuçovë
2-Artur Bushi, kandidat për Kryetar Bashkie, Partia Socialiste Krujë
3-Kristian Shkreli, kandidat për Kryetar Bashkie, Partia Socialiste Vau i Dejës
4-Beqir Mulaj, Kandidat për kryetar bashkie Partia Socialiste, Has
5-Rezart Tusha, kandidat për kryetar bashkie Koalicioni Bashkë Fitojmë, Shijak
6-Elvis Hajdërlli, kandidat per Kryetar bashkie, koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Devoll
7-Alfred Beleri, kandidat për Kryetar Bashkie, Koalicioni “Bashke Fitojmë”, Himarë
8-Agron Kapllanaj, kandidat për kryetar bashkie Partia Demokratike, Mallakastër
9-Abedin Oruçi, kandidat per kryetar Bashkie, Partia për Europianizimin dhe Integrimin, Kukës
10- Qerim Ismaili, kandidat për kryetar bashkie, PS, Mallakastër