Shiti automjetin që nuk ishte pronë e tij, arrestohet 52-vjeçari (Emri)

Një 52-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi mashtroi një shtetas, duke i shitur një automjet që nuk e kishte në pronësi. Frang Podja ishte i shpallur në kërkim, pasi më datë 15.12.2020, dyshohet se ka mashtruar shtetasin me inicialet F. A., duke i shitur një automjet që ishte në pronësi të shtetasit me inicialet B. H.

Ndaj 52-vjeçarit rëndon vepra penale e “Mashtrimit”.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Mashtroi një shtetas, duke i shitur një automjet që nuk e kishte në pronësi, ndalohet dhe vihet në pranga 52-vjeçari.

Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i punës lokalizuese dhe i mbështetjes nga inteligjenca informative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim F. P., 52 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 52-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi më datë 15.12.2020, dyshohet se ka mashtruar shtetasin F. A., duke i shitur një automjet që ishte në pronësi të shtetasit B. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *