Dorëzohet në polici Haki Bajrami/ Dhunoi nënën dhe djalin e ish-gruas dhe u dogji banesën

Dorëzohet në policinë e Vlorës shtetasi nga Kosova, Haki Bajrami pasi dhunoi ish vjehrrën, djalin 14 vjeçar të ish partneres dhe më pas i vuri flakën shtëpisë së tyre. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në fshatin Llakatund. Ish dhëndri nga Kosova ishte shpallur në kërkim nga policia e Vlorës.

Pak ditë më parë në pranga u vunë edhe shtetasit Gëzim Bacaj dhe Durim Kelmendi. Bacaj së bashku me Haki Bajramin tentuan të vrisnin të moshuarën dhe nipin e saj të mitur duke i dhunuar fizikisht dhe duke i lënë pa ndjenja në banesën e tyre. Më pas i vunë zjarrin qëllimisht banesës së tyre.

Ndërsa Durim Kelmendi u arrestua si person që kishte dijeni për këtë ngjarje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *