Një video që ka qarkulluar në rrjet dhe ku pretendohet se një grua po blrn vota për kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë e Mallakastrës, Agron Kapllanaj, ka vënë në lëvizje policinë e Fierit.
Kur na ndajnë më pak se 5 ditë nga zgjedhjet lokale të 14 Majit, policia është vënë pas shtetases me iniciale D.D., e cila është shoqëruar dhe ndaj saj është ushtuar një kontroll i imtësishëm.
Pas kontrollit që i është bërë kësaj të fundit, nuk i është gjetur ndonjë provë që e lidh me blerjen e votave dhe më pas është lënë e lirë.