Policia e Tiranës ka nisur hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve të policisë të cilët u filmuan teksa po pinin birrë në një lokal në orarin e punës.
Foto e dy efektivëve të policisë Rrugore në Tiranë, u publikuan në mediat social, ku thuhej se fill pasi gjobitën drejtuesin e një mjeti u ulën për pirë birrë.
‘Në lidhje me një foto të publikuar në portale ditën e sotme, në të cilën shfaqen dy punonjës Policie me uniformë, në një lokal, ju sqarojmë se:
Me publikimin e pamjeve, menjëherë ka nisur hetimi disiplinor, për dy punonjësit e Policisë, inspektor G. S., dhe K. A., të dy efektivë të Policisë Rrugore, Tiranë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.’- njofton policia.