Berisha premton: Ja sa do të tarifohet energjia kur të vijmë në pushtet

Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha është ndalur ditën e sotme edhe tek çmimi i lartë i energjisë, ndërsa tha se arsyeja e vërtetë pas kostos së lartë është pikërisht shitja e energjisë në sezonin e verës, nga kryeministri Rama dhe ministrja Belinda Balluku.

Ai ka renditur edhe benefitet që do të ketë biznesi dhe komuniteti me uljen e çmimit të energjisë, të cilën tha do ta tarifojnë me 6 lekë për kW, saç ka qenë më parë.

Berisha: “Sot falë strategjisë për ndërtimin e HEC-eve, prodhojmë 2 mld KW më shumë se nevoja. A ka gjobë më të madhe se çmimi që paguan biznesi, sepse Rama e zëvendësja e tij e shesin energjinë gjithë verës.

Shqipëria është në peshën e rëndë të një regjimi që të ardhurat i vjedh dhe i plaçkit. Pasuritë publike i grabit për klientelën e vet. Me 14 Maj të marrim pushtetin vendor. Nuk ka Shqipëria asnjë shkak që të braktiset nga qytetarët e saj.

Nuk ka vend tjetër në rajon që të ketë pasuritë e saj përrallore. Të ketë njerëz më punëtorë dhe që e do vendin më shumë se shqiptarët. Rikthimi në pushtet i opozitës do të thotë taksa të ulëta, shanse të barabarta. Do të thotë energji me 6 lekë për kW. Aq sa e keni pasur.

E keni marrë me 6 lekë në një kohë kur një vit e prodhonim atë që na duhej. Megjithatë biznesi e merrte me 6 lekë. Sot falë një strategjie që ndoqëm, ne prodhojmë 2000 kë më shumë se nevoja dhje biznesi paguan 220 lekë. A ka gjobë më të madhe se kjo. Paguan se Edi Rama me zëvendësen e tij vjedhin në mënyrë të tmerrshme energjinë. E shesin gjithë verën te sekserët e tyre dhe marrin paratë për vete. Kjo merr fund”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *