Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një trajnim me vëzhguesit, komisionerët dhe numëruesit e Kombinatit, të cilët do të jenë pjesë e ekipeve për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ Kryemadhi u shpreh se ato do të jenë gardianët e votës së lirë që qytetarët e Tiranës do të hedhin në mbështetje të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
“Këta janë gardianët e votës së lirë, të cilët me 14 Maj do të mbrojnë dhe administrojnë votën e lirë për Belind Këlliçin dhe koalicionin Bashkë Fitojmë. Sot trajnim me vëzhguesit, komisionerët dhe numëruesit e Kombinatit.”, shkroi Kryemadhi.