Gjermanisë pritet t’i mungojnë miliona punëtorë. Ky është paralajmërimi i ekspertëve për tregun e punës deri në vitin 2060.
Sipas Institutit për Kërkimin e Tregut të Punës dhe Profesioneve potenciali i fuqisë punëtore do të ulet me 11.7 për qind në këtë periudhë, duke marrë parasysh faktorë të tillë si ndryshimet demografike dhe emigracioni.
Sipas studimit, vetëm shkalla e punësimit të grave dhe të moshuarve do të zhvillohet pozitivisht në vitet në vijim. Për gratë gjermane nën moshën 55 vjeç, ekspertët supozojnë se norma do të rritet nga 87 në 93%, ndërsa për gratë me origjinë të huaj nga 67 në 77%.
Si zgjidhje për krizën ekspertët thonë se duhen lehtësuar proceduarat e emigracionit për punëtorët e huaj.
“Vendet e treta po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për BE-në kur bëhet fjalë për migracionin për motive punësimi. Pra, barrierat duhet të hiqen, por në të njëjtën kohë duhet bërë më shumë për të siguruar që emigrantët të fitojnë një terren në tregun e punës dhe të gjejnë perspektiva afatgjata në Gjermani.”
Nëse gjatë këtyre 10 viteve të fundit kanë ardhur mesatarisht 900.000 njerëz nga vendet e BE-së në vitin 2060, sipas studimit, do të jenë vetëm 600.000.