Fundi i një gjenerate, Sergio Busquets merr vendimin dramatik për tu larguar nga Bacelona

Sergio Busquets thuhet se ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij në Barcelonë, duke vendosur se ai nuk do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin.

Mesfushori legjendar e informoi Barcelonën për vendimin e tij të martën, sipas Marca, në një konfirmim të asaj që shumë bashkëlojtarë prisnin të ndodhte.

Ecuria thuajse e kompletuar e titullit të Blaugranës në La Liga këtë vit  i jep atij mundësinë për tu larguar kokë lart nga katalonja .

Xavi thuhet se donte që Busquets të qëndronte, por klubi nuk mundi t’i ofronte atij një propozim të pranueshëm për kontratë, gjë që nuk e ndihmoi argumentin e trajnerit që lojtari të ri-nënshkruhej.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *