Video/ Hodhi divanin nga kati i tretë, ndërkohë fqinja po kalonte në rrugë

Një burrë në Stamboll,  i cili me sa duket ishte ‘shumë dembel’ për të nxjerrë divanin e tij të vjetër nëpërmjet shkallëve, vendosi ta hidhte atë nga dritarja duke rrezikuar që të plagoste fqinjën e tij e cila në atë moment doli nga pallati.

Pronari i quajtur Mesut Duran, kishte blerë një divan të ri për ta zëvendësuar me të vjetrin në shtëpinë e tij. Siç duket në këtë video dramatike, ai vendosi që ta hidhte divanin e vjetër nga dritarja e katit të tretë.

Video tregon fqinjën e tij e cila po del nga banesa në momentin kur divani “fluturon” nga dritarja. Incidenti u regjistrua nga kamera e sigurisë së ndërtesës në rrethin e Uskudar në provincën turke të Stambollit.

Duke folur për faqen e internetit të lajmeve DHA në lidhje me incidentin, Mesut tha: “Bleva një divan të ri. Pashë jashtë dhe nuk ishte askush jashtë ndërtesës kështu që mendova se ishte në rregull  ta hidhja divanin e vjetër. Fqinja ime doli nga ndërtesa papritur dhe divani gati sa nuk ra mbi të. Ajo u frikësua, por edhe unë u trondita kur ajo doli papritmas nga ndërtesa. Ajo ishte me fat. Ajo do kishte vdekur, ndërsa unë për pak do isha bërë një vrasës”

/Burimi DailyMail/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *