Pukë/ Sherr me sende të forta mes disa personave; një i lënduar

Një sherr mes disa shtetasve ka ndodhur në aksin rrugor rural Miliska – Dardhë, në vendin e quajtur “Lumi i Mziut” në Pukë.

Shtetasi me incialet B.N. ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është goditur nga shtetasi V. M., së bashku me djalin e tij, shtetasin R. M., dhe shtetasin S. S., gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pukë, autorët e dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Pukë/Informacion paraprak

Policia ka marrë njoftim se në aksin rrugor rural Miliska-Dardhë, në vendin e quajtur “Lumi i Mziut”, kishte ndodhur një konflikt mes disa shtetasve.

Nga deklarimi i dhënë nga shtetasi B. N., (i dëmtuar), dyshohet se:

Shtetasi V. M., së bashku me djalin e tij, shtetasin R. M., dhe shtetasin S. S., banues në fshatin Fierzë, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin B. N.

Shtetasi B. N., si pasojë e konfliktit është dëmtuar lehtë, dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, ka dhënë deklarim në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pukë, autorët e dyshuar, shtetasit V. M., R. M., dhe S. S., dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprime procedurale.

Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *