Sfida Belgjikë-Finlandë/ Martinez rezervon ‘surpriza’, Courtois i paprekshëm

Në sfidën përballë Finlandës, tekniku belg ka projektuar një rotacion, por sërish emrat që zbresin në fushë të ngjallin frikë.  Belgjika e ka një luks të tillë pasi Roberto Martinez ka në dispozicion një grup me shumë yje.

“Të gjithë në këtë skuadër meritojnë të kenë minuta në këtë turne. Në këtë moment vetëm portieri është i paprekshëm, ndaj Finlandës do të luaj sërish Courtois. Nuk e bëj kurrë publik formacionin përpara ndeshjes, por këtë herë diskutimi është pak më ndryshe, të paktën në lidhje me Witsel, De Bryne dhe Hazard. Të tre do ta nisin sfidën nga minuta e parë pasi i duhet të kapin ritmin”, u shpreh Martinez në konferencë për shtyp.

Martinez

Në fazën e 1/8, Belgjika mund të përballet me vendin e tretë të Grupit A, pra Zvicrën, ose me një nga vendet e treta në grupet D, E dhe F.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *