Sfida e ‘jetës’/ Kapiteni danez ndez shpresën: E meritojmë të kualifikohemi, pres një stadium të zjarrtë

Në Grupin B, vetëm Belgjika ka prerë një biletë për më tej, ndërsa tre ekipet e tjera, Rusia, Finlanda dhe Danimarka janë ende në ‘valle’. Kualifikohen apo jo për më tej, Danimarka do të kujtohet gjatë, për atë që ndodhi me yllin e skuadrës, Christian Eriksen. Kapiteni Simon Kjaer, një tjetër figurë emblematike në ato momente dramatike, është i bindur se e meritojnë të kalojë më tej.

Kajer

 

“Pas asaj që kaluam mendoj se e meritojmë të kalojmë më tej. E presim këtë sfidë kundër Rusisë me mentalitetin e duhur dhe të bindur se mund t’ia dalim. Mbështetja që morëm ndeshjen e fundit ishte gjëja më e çmendur që kisha parë. Ishte një mbrëmje speciale, nuk e kisha parë kurë stadiumin Parken në atë mënyrë. Shpresoj që edhe ndaj Rusisë të kemi të njëjtën mbështetje”, theksoi Kjaer.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *