Thirrej ‘Gimi’ ose ‘Qimi’/ Punonjësi i Bashkisë, ‘koka’ e rrjetit të trafikut të drogës Gjermani-Zvicër

Ditën e sotme autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato zvicerane kanë arritur të shpërbëjnë një rrjet të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në Europë, e cila specifikisht vepronte midis Gjermanisë dhe Zvicrës. Grupi kishte nisur aktivitetin e kundërligjshëm duke filluar nga viti 2015, dhe kanë qenë përgjimet telefonike ato të cilat kanë ‘fundosur’ rrjetin narko trafikant. Droga sigurohej në Tiranë si dhe transporti i saj. Mësohet se për një ngarkesë Gjermani-Zvicër shuma shkonte nga 2 deri në 3 mijë euro.

Kanë qenë autoritet zvicerane ato të cilat kanë nisur fillimisht hetimet dhe kanë zbuluar se në këtë aktivitet ishte i përfshirë Edmond Merja dhe Ndriçim Harka. Sipas dosjes hetimore të dërguar nga shteti i Zvicrës, ky i fundit është punonjës në Bashkinë e Tiranës, në sektorin e zjarrfikësve. Sërish sipas informacionit të prokurorëve zviceran, rezulton ai thirrej me pseudonimin ‘Gimi’ ose ‘Qimi’.  Më tej hetuesit e huaj kanë kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare, për të zbuluar rolin që Harka kishte brenda rrjetit kriminal.

“Prokuroria e Kantonit të Valias, Zvicër, ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të personit të quajtur ‘Gimi, ose ‘Qimi’, me qëllim për të identifikuar rolin e tij në trafikimin e kokainës mes Zvicrës dhe Shqipërisë dhe për këto arsye është bërë kërkesa për regjistrimin e procedimit penal në Shqipëri me qëllim hetimin paralel në territorin e Shqipërisë”, thuhet në dosje.

Pra, sipas materialeve të Prokurorisë ka dyshime të forta se poshtë nofkës ‘Gimi’ ose ‘Qimi’ fshihet Ndriçim Harka, i etiketuar deri tani si ‘përgjegjës për organizimin e trafikut të lëndës narkotike nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera drejt Zvicrës. Ndërkaq, nga të dhënat e mbledhura, dy nga numrat e telefonit të përdorur nga Ndriçim Harka, rezultojnë me emrin e të atit, Riza Harka.

 Në dosje shpjegohet gjithashtu se Harka punonte në fshehtësi totale, falë bashkëpunimit të disa personave të tjerë, duke krijuar kështu një skemë dhe një rrjet të ngjashëm me degëzimet e një peme. Pra nga këto fakte rezulton se ai është organizuesi kryesor i trafikimit të kokainës dhe heroinës,  i cili paguan shtetas shqiptarë e të huaj për shpërndarjen e tyre, ndërkohë që vet qëndronte në hije.

Ndërsa për sa i përket të dyshuarit tjetër, Edmond Merja, zbulohet se ai është kunati i Ndriçimit dhe është shpallur në kërkim, pasidyshohet se është larguar drejt Greqisë. Ai akuzohet si bashkëpunëtor.  Gjithsej janë 7 persona pjesë e grupit dhe 5 janë të arrestuar në Zvicër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *